Unikkatili e “kalli” Prishtinën – FOTO dhe VIDEO



U tha u bë! Unikkatil dhe TBA ndezën atmosferën të dielën brenda në stadiumin e Prishtinës. Viktor Paloka me labelin e tij i bën të ndjehen krenar të gjitha ata që kishin marrin mund që pesë orë e më shumë t’i kalojnë duke qëndruar në këmbë.
“Shqipet” nga Nju Jorku performuan të gjitha këngët e tyre të famshme dhe disa nga “diss”-at aty këtu!
Është hera e parë që një grup shqiptar ka arritur të mbledh kaq shumë adhurues në një koncert në Kosovë. Sigurisht se do të jetë vështirë që një gjë e tillë të ndodh edhe në një të ardhme të afërt.
Reperët amerikanë 50 Cent dhe Snoop Dogg ishin të vetmit që e kishin mbushur po kaq sa Unikkatil stadiumin e Prishtinës.
Me koncertin e Unikkatil dhe TBA është përmbyllur edhe festivali POWOW i cili kishte nisur më 5 korrik me koncertin e Eve.


Koncerti i shumëpritur i reperëve të njohur si “shqipet e përgjakshme” e kanë sharë reperin amerikan 50 cent.