Reperi kosovar Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil së shpejti pritet të publikojë një album internacional. Burime të Info Globit mësojnë se Unikkatili gjithashtu ka realizuar një bashkëpunim me reperin dhe producentin Jay Z.
“Shumë shpejt Unikkatili do të hedhë në treg një album internacional. Gjithashtu Unikkatili ka realizuar edhe një bashkëpunim me reperin e njohur Jaz-Y” ka thënë burimi.
Unikkatili
nuk është shqiptari i parë i cili ka bashkëpunuar me producentin e
njohur Jaz-Y. Edhe këngëtarja me origjinë kosovare nga Britania e Madhe
Rita Ora ka të realizuar këngën “R.I.P” nga Jay-Z.
Përndryshe reperi kosovar Unikkatil dy ditë më parë mbajti një
koncert në Prishtinë, ku përreth 2 orë ka performuar para 20 mijë
adhuruesve të tij, të cilët kishin ardhur nga vendet të ndryshme për të
ndjekur Unikkatilin.